Skandal në Rrugën e Kombit, makina ecën kundravajtje për kilometra me radhë (VIDEO)

0
159

Këshilltari i Qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një videoskandal në pjesën shqiptare të “Rrugës së Kombit”. Në video duket një makinë që bën kilometra të tëra kundravajtje në autostradë. “Po e postoj këtë video të filmuar para pak ditësh në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë, për t’iu vënë në dijeni se me çka mund të përballeni nëse qarkulloni në këtë pjesë. Kjo veture, siç mund ta shihni, në pikë të ditës, pa u frikësuar e as turpëruar nga askush, bëri disa kilometra në kahjen e kundërt. Sigurisht se gjëra të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin edhe në rrugët tona, por uroj të kemi sa më pak! Të gjithë duhet të përkushtohemi për më shumë siguri në rrugë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të reduktojmë numrin e të lënduarve dhe vdekurve në aksidente trafiku, që mjerisht në Kosovë dhe Shqipëri mbetet tejet i madh”, shkruan Besnik Berisha në “Facebook.

https://www.facebook.com/besnik.berisha/videos/10209308384200669/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here