Rrefehet pas 10 vitesh Materazzi: Ja cafrë i thashë Zidane që më goditi

0

Kur kanë kaluar 10 vjet nga finalja e Kupës së Botës Itali-Francë,  ish-mbrojtësi i Interit, ka folur në lidhje me goditjen që mori nga ish-mesfushori francez, Zinedine Zidane.

Loading...

Gjatë intervistës Materazzi pranon se fjalët e tij ishin të rënda, por nuk e meritonte një reagim të tillë.

“Së shpejti unë do të publikoj një libër autobiografik, ku sigurisht do të sqaroj me detaje incidentin në finalen e botërorit Gjermani 2006. Për momentin mund t’ju them se unë e ofendova Zidane nga motra dhe jo nga mamaja.

Unë e kam humbur mamanë time që në moshën 15-vjecare dhe nuk mund t’ia lejoja vetes që ta ofendoja Zidane nga nëna. Sigurisht që unë pranoj pjesën tim të fajit, por mund të them se nuk e meritoja një reagim të tillë.”

Më tej Materazzi tregon se në rrugë e ndalojnë shpesh njerëz dhe i thonë se veprimi i Zidane në drejtim të tij ishte i merituar.

Loading...

Lini nje pergjigje