Moratoriumi i gjuetisë të hënën në Kushtetuese. Perri: Vetëm në Shqipëri mbyllet gjuetia!

0

Ka mbajtur sot në Divjakë një mbledhje të jashtëzakonshme me përfaqësuesit e shoqatave të gjuetarëve të mbarë vendit. Shkak për këtë mbledhje është bërë miratimi nga parlamenti i zgjatjes se moratoriumit të gjuetisë edhe për pesë vjet. Në kushte kur dy vitet e para të moratoriumit nuk kanë sjellë asgjë pozitive në faunën e vendit tonë, por përkundrazi janë shtuar rastet e gjuetisë së paligjshme, sipas përfaqësuesve të shoqatave të gjuetarëve këta të fundit e konsiderojnë të paligjshme zgjatjen e moratoriumit.

Në fjalën e tij, sekretari i Federatës Shqiptare të Gjuetisë, zoti Themi Perri shpjegoi nismën e paditjes në Gjykatën Kushtetuese për hedhjen poshtë të moratoriumit të gjuetisë dhe për pesë vitet e ardhshme. Nga ana e tij, Enton Mele, anëtar i Federatës Shqiptare të Gjuetisë, shpjegoi se moratoriumi i dy viteve të shkuara nuk ka qenë funksional dhe tregon në praktikë pse duhet rrezuar moratoriumi pesë vjeçar, në një kohë që duhen marrë masa për implementimin e gjuetisë sportive të ligjshme, kur gjuetia e paligjshme ka dëmtuar dhe dëmton interesat e vetë shoqatave të gjuetarëve, por edhe faunën në balancat e saj natyrale dhe se nuk ka asnjë përvojë botërore ku moratoriumi të ketë qenë i ligjshëm. Përfaqësuesit e shoqatave të gjuetisë nga i gjithë vendi, diskutuan më pas për strategjinë që do të ndjekin për realizimin e qëllimit të tyre abrogimin e ligjit që shtyn edhe me pesë vjet moratoriumin e gjuetisë sportive në mbarë vendin.BW

Lini nje pergjigje