Mijëra euro shpërndan Kukësi nesër

0

Presidenti Safet Gjici premtoi 100 mijë euro premio për kalimin e raundin e parë të Europa League pasi pa që në ndeshjen e parë skuadra e tij u ndal në barazim 1-1. Në sfidën e dytë një gol i të riut Sindrit Guri bëri që kuksianët të kalojnë në sfidën pasardhëse, ndërsa do të luajnë kundër gjigantëve të Austrisë së Vienës për raundin e dytë.

Por, shenja kryesore e motivimit duket se janë paratë. 100 mijë euro-t që premtoi presidenti Safet Gjici përpara takimit Rudar – Kukësi, të cila do t’i shpërndajë nesër në mënyrë të barabartë në skuadër. Nga i pari deri tek i fundit janë shpërblyer me 5 mijë euro secili. Kështu, verilindorët kanë një arsye më shumë për t’u përballur vetëm për të kaluar raundin me Austrinë e Vienës.

Lini nje pergjigje