Luiza Bega, nënkampione Europe në 3000 metra me pengesë

0

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur sot nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, duke marrë sot medaljen e argjendit, në Europianin që po zhvillohet në Amsterdam të Holandës. Një paraqitje e shklëlqyer e atletes shqiptare, që dueloi deri në xhiron e fundit për të artën, që e mori atletja gjermane Gesa Krause. Kjo është medalja e parë e atletikës shqiptare në një Europian, e arritur nga një kampione e padiskutueshme e atletikës shqiptare si Luiza Gega.

Loading...

Përveç medaljes së argjendit, Gega vendosi edhe rekord të ri shqiptar në këtë disiplinë, 9’28″52, duke përmirësuar kohën që mbante vetë atletja kuqezi. Gara e Gegës ishte fantastike, duke qenë gjithnjë në krye, në një duel të fortë me rivalen gjermane, e cila arrin të shkëputet vetëm në 400 metrat e fundit dhe fiton me kohën 9’18”85. Gjithsesi, atletja shtatshkurtër shqiptare nuk e ka ulur ritmin, duke garuar fort dhe në fund renditet e dyta, me 10 sekonda pas gjermanes. Ndërsa e treta renditet turkja Ozlem Kaya, me 9’35”05.

Loading...

Lini nje pergjigje