Llalla: E vërteta e transferimit të prokurorit në Shkodër dhe përgjimi i kreut të trafikut të drogës

0

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një reagim lidhur me përgjimet ku kreu i një bande të trafikimit të drogës (Jurgen Molla) fliste për një pagesë prej 150 mijë euro për transferimin e një prokurori.

Loading...

Biseda e përgjuar e Jurgen Mollës është e dhjetorit të vitit 2015, kohë kur u bë transferimi i ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini në Prokurorinë e Shkodrës.

Në reagimin e Prokurorisë thuhet se, hetimi për operacionin “Ballkani” është zhvilluar fillimisht nga Martini, i cili më pas u transferua në Shkodër me kërkesë të tij, kërkesë e cila është dorëzuar në shtator 2015. Por theksohet se prokurori nuk kishte në hetim çështjen për të cilën Molla flet në përgjim.

“Sa i përket personit, për të cilin pretendohet se është paguar një shumë e caktuar parash per “levizjen e prokurorit”, Prokuroria e Përgjithshme sqaron se Anton Martini nuk ka qenë prokuror i asaj çështjeje”, thuhet në reagim.

“Hetimi ndaj shtetasit Arben Prendi është drejtuar nga një prokuror tjetër dhe çështja ndaj tij ka përfunduar në gjykatë disa kohë më parë. Çdo aludim apo pretendim tjetër, mediatik apo publik nuk përputhet me faktet.”

 

Sqarimi i mëtejshëm i Prokurorisë së Përgjithshme:

Se pari: Prokurori Anton Martini eshte transferuar ne drejtim te Prokurorise se Shkodres, me kerkesen e tij, administruar prane Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe Inspektimit, ne muajin shtator 2015. Procesi i transferimit te tij përfundoi ne dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Keshilli i Prokurorise;

Se dyti: Prokurori Anton Martini nuk ka qene prokuror i ceshtjes, per te cilen pretendohet se jane paguar para per largimin e tij nga ky hetim;

Se treti: Operacioni “Ballkan”, finalizuar pak dite me pare, eshte nje nder me te suksesshmit ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike. Ky hetim eshte zhvilluar ne konspiracion te plote dhe bashkepunim efikas, i shoqeruar me arrestimin e thuajse te gjithe personave te perfshire, nder ta te dyshuarit si organizatore, financues dhe transportues te trafikut te lendes narkotike.

Loading...

Lini nje pergjigje