Ky është Samsung Galaxy J2. Kushton shumë lirë

0
183

Pas shfaqjes nëpër faqet e njohura dhe pas publikimit të fotografive të ndryshme, Samsung Galaxy J2 (2016) më në fund është bërë zyrtarë.

Galaxy J2 (2016) vjen me ekran 5-inç HD, procesor 1.5 GHz Quad-Core, 1.5 gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 2.600 mAh, transmeton Koha.net. Ky telefon i ri po ashtu vjen me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Është në dispozicion në version me ngjyrë ari, të zezë dhe të bardhë, punon me sistemin operativ Android Marshmallow, si dhe ka këto dimensione: 142.4 x 71.1 x 8.0 mm.

Samsung Galaxy J2 (2016) vjen me një veçori të veçantë, të quajtur Smart Gloë. Kjo veçori mundëson që listën e kontakteve, aplikacionet dhe alarmin mund t’i kodoni me ngjyrë në mënyrë që të merrni njoftime më të sakta pa pasur nevojë për të parë në ekran.

Samsung Galaxy J2-1Gjithashtu, Galaxy J2 (2016) vjen edhe me një veçori tjetër, Turbo Speed Technology (TST), e cila ka për qëllim rritjen e performancës-e cila arrihet “duke përdorur sa më pak burime për të përfunduar një detyrë të veçantë në një kohë sa më të shpejtë”.

Samsung pretendon se me këtë teknologji, aplikacionet punojnë 40 për qind më shpejtë për dallim nga pajisjet që kanë RAM memorien dyfishë më të madhe se ky telefon.

Përveç këtyre veçorive, telefoni i ri vjen edhe me veçorinë S Bike Mode.

Sa i përket çmimit, Galaxy J2 (2016) raportohet se kushton rreth 145 dollarë dhe pritet të dalë për shitje javën e ardhshme në Indi, ndërsa nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here