Horoskopi, 10 korrik e diel

0
DASHI21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundeni, pasi jo çdo here do jete kështu. Beqaret do jene me te logjikshëm dhe nuk do hedhin aspak hapa te pamenduara. Gjithçka ne fakt do behet ashtu si ata e kane ëndërruar. Gjendja financiare do konsolidohet tej mase. Do keni me tepër para neper duar dhe do bëni edhe ndonjë investim me shume.

DEMI21. prill – 21. maj
Loading...

Marrëdhënia me partnerin do jete e qete gjate kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Edhe ata qe kane pasur debate te forta do ndihen me te qete. Beqaret do jene joshës dhe do arrijnë ta tërheqin pas vetes këdo qe do pëlqejnë. Me shume gjase disa do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar këshillohet me tepër maturi dhe arsyetim.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Shprehini ndjenjat tuaja gjate kësaj dite dhe mos mendoni për mënyrën sesi do reagoje partneri. Ndonjëherë duhet menduar fillimisht për veten. Nëse jeni ende beqare ne kërkim te shpirtit binjak, me shume mundësi do e gjeni atë dhe do filloni një lidhje te jashtëzakonshme. Nëse financat dini si t’i organizoni, gjendja ka për te mbetur gjithë kohës e jashtëzakonshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite shume romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy palët do përgatisin edhe surpriza për njeri-tjetrin dhe do marri vendime për te ardhmen. Beqaret sado qe te mundohen, nuk do mund ta gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Ndikimi i Marsit do jete si një thike me dy prena për financat. Mundohuni te mos shpenzoni shume edhe sikur gjendja te jete e shkëlqyer.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ne jetën tuaj ne çift do mbizotërojë një klime harmonike gjate kësaj dite. Do jeni sensuale, romantike dhe gati për te provuar çdo aventure qe do ju propozoje partneri. Beqaret do joshin e do flirtojnë gjate gjithë kohës, por ka rrezik te mos ja dalin dot. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te përfitoni për te bere disa investime me tepër.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Komunikimi me partnerin do jete gjate gjithë kohës i mire sot dhe kjo do beje te mundur qe mes jush te mos ketë debate apo konflikte. Beqaret do kenë Venusin aleat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Jeta e tyre do marre tërësisht një tjetër drejtim. Financiarisht yjet do jene te favorshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jupiteri do e bekoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjithçka do ece me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Disa mund te mendojnë te bëjnë edhe një fëmijë. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim ashtu si e kane ëndërruar dhe do jene gati te hedhin hapa me tej. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te menjëhershme fale një lotarie qe do fitoni.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni bashkëpunues ne maksimum me partnerin dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te jashtëzakonshëm. Do ju duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e parave qe keni sepse po i late pas dore do keni probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te forta pranë partnerit dhe problemet e se shkuarës do i harroni përgjithmonë. Beqaret do preferojnë ta kalojnë kohen e lire me miqtë e tyre dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do kaloni shume vështirësi dhe nuk do ndiheni mire.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Sot ka rrezik t’i kushtoni me tepër rëndësi vetes tuaj dhe do e lini pas dore atë qe keni ne krah. Po vazhduat kështu shume shpejt do e humbni atë. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe me shume gjase do mërziten pafund. Sektori i financave do jete me i mire se disa dite me pare, megjithatë ende nuk është koha për te bere investime te mëdha.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do e monopolizoni shikim dhe vëmendjen e partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni tërësisht te plotësuar. Edhe beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime impresionuese. Do kenë mundësi te përzgjedhin personin e duhur. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Menaxhojini sa me mire te ardhurat dhe mundohuni te hiqni disa mënjanë.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ne mëngjes do keni disa konflikte te vogla me partnerin tuaj, por çdo gjë ka për t’u zgjidhur sa hap e mbyll sytë. Pasdite do jeni te dy me humor dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te statusit kështu qe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Buxhetin do e keni gjithë kohës nen kujdes dhe nuk do ju dalin te papritura.

Loading...

Lini nje pergjigje