Gooooool, Portugalia 1:0 ndaj Francës

0
178

Franca apo Portugalia, kush do të jetë Mbretëresha e re e Europës? Koha e rregullt prej 90 minutash nuk solli fitues, pasi asnjë prej ekipeve nuk e gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen finaliste të Europianit që luhet në “Stade de France” të Parisit.

Për tu njohur me kampionen e ardhshme të Europianit, do të duhet të luhen edhe shtesat, dy herë nga 15 minuta.

Franca dy herë fituese e këtij trofeu dhe me publikun në anën e saj është dukshëm e avantazhuar ndaj Portugalisë, finaliste e vitit 2004, kur u mposht në shtëpinë e saj nga Greqia. Por në fushën e lojës historia nuk ishte njësoj, pasi Portugalia rezultoi një “kockë” e fortë për “gjelat” e Didier Deschamps.

Në pjesën e parë portugezët u penalizuan nga faktori Ronaldo i cili la fushë e lojës në minutën e 24′, pas një dëmtimi të marrë në gju gjatë përplasjes me lojtarin francez, Payet.

Në vend të Rolandos në fushë u fut sulmuesi Ricardo Quaresma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here