Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 3 persona

0
159

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me pasojë tre të plagosur. Një makine me targa greke ZYY 15 98, ku udhëtonin tre persona, nëna dhe dy vajzat e saj, të cilët po ktheheshin nga Greqia për pushime, është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Mësohet se një nga të plagosurat e aksidentit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ka mbetur e bllokuar brenda automjetit të aksidentit.

Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, të cilët po hasin vështirësi për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar automjeti nga përplasja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here