Ronaldo: Franca favorite, por fitojmë ne

0
155

Ylli i Portugalisë Kristiano Ronaldo, sheh Francën si favorite në finalen e nesërme, megjithatë ai është i bindur se në fund do të jenë luzitanët ata që do të buzëqeshin.

Ronaldo tha se ai e kishte dashur që në fillim të këtij kompeticioni një ndeshje përballë Francës ose Spanjës, dhe më në fund kjo dëshirë ju realizua.

“Personalisht mendoj se Francën e bën favorite fakti që ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe sigurisht që e gjithë Franca do të bëjë tifo për ta, por pavarësisht kësaj jam i mendimit se në një finale gjithçka mund të ndodhë. Që nga fillimi i këtij turneu asnjë skuadër nuk ka arritur të na mund, shpresoj që e njëjta gjë t’i ndodhë edhe ekipit të Dechamp. E ëndërroja sërish të luaja në një finale. Në 2004 ishim shumë pranë, por nuk ia dolëm dot. Kësaj here nuk besoj se do të ndodhë e njëjta gjë. Unë dhe shokët e mi të skuadrës besojmë se do t’ia dalim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta mundur Francën”, deklaroi Ronaldo.

Gjithashtu portugezi ka folur dhe për rekordet e reja që ka vendosur këtë sezon jo vetëm tek Reali i Madritit por edhe në kampionatin Europian.

“Është bukur të thyesh rekorde, por vetëm kaq. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe e vetmja gjë që dua është të vazhdoj të fitoj”, përfundoi Ronaldo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here