Pse s’duhet ta pini kafen në lokale me muzikë

0
135

A mundet që kafja juaj e përditshme të rris rrezikun që ju të shurdhoheni? Ekspertë paralajmërojnë se kafeina mund të ndikojë në humbjen e dëgjimit.

Kur ju e keni ekspozuar veshin ndaj zhurmave të forta, ky organ do rreth 72 orë që të shërohet. Por nëse ju konsumoni kafe gjatë kësaj kohe, rreziku që të dëmtoni dëgjimin është i madh.

Sipas një studimi nga Universiteti “McGill”, konsumi ditor i kafes në ambiente me zhurmë, e sidomos në ambiente me muzikë të lartë mund t’ju rrezikojë.

“Hulumtimi ynë ka konfirmuar se ekspozimi ndaj zhurmave të forta shoqëruar me konsumin e përditshëm të 25mg kafeinë pati një ndikim të qartë negativ në dëgjimin e pacientëve,” thotë Dr Faisal Zawawi, Otorinolaringolog dhe anëtar i shkencave në Universitetin “McGill”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here