Standard.al

PS në ankth, bën llogaritjet aritmetike për të përballuar një Mocion Mosbesimi

1

Në koridoret e PS-se qarkullon, një ankth i madh për prishjen e koalicionit PS-LSI.  Te pakten kete raportojne disa burimeve mediatike. Disa deputetë të PS, janë shprehur në mënyrë jo formale, që mardhëniet mes PS e LSI janë në pikën e tyre më të nderë. Nuk është në pikëpyetje Reforma në drejtësi e cila edhe mund të kalojë falë paktit të bashkëpunimit PS-LSI dhe presionit të Ndërkombëtarëve.

Por diçka misterioze, dimensionet e të cilës janë ende të panjohura duket se ka ndodhur. Ndoshta menjëherë mbas 21 Korrikut qarkullon shqetësimi se një grup parlamentarësh të Kuvendit të Shqipërisë, një grup i përzjerë deputetësh të disa partive, mund të hartojnë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Rama.

Një nga deputetët e Partisë Socialiste të kontaktuar nga 360grade.al është shprehur se në këtë situatë grupi i besnikëve të kryeministrit, po bën përllogaritje aritmetikëve të deputetëve, në mënyrë që “mocioni i mosbesimit” të mos kalojë.

Sipas birimeve në 48 orët që vijojnë, ndoshta ky “sekret” nuk do mund të mbahet më i fshehtë. Kriza e nëndheshme pritet të dalë shumë shpejtë në sipërfaqe.

A do të mundet Kryeministri dhe grupi tij më i afërt dhe më besnik të qepë dhe të arrnojë marrëdhëniet e koalicionit të vëna në një pikëpyetje shumë serioze?

A do të mundet qeveria të bëjë paqe me Prokurorinë e Përgjithshme në momentin e fundit?

A do të ketë Ministra të qeverisë aktuale të pandehur të Prokurorisë së Përgjithshme?

Kjo është në këto orë që vijnë, nyja e ngatërruar që është vendosur mbi tryezën kryeminisrit.

1 Comment
  1. lugati says

    Lajm i mire ky ! Ne hale shkofshin, se atje e kane vendin!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.