Pedagogia seksi arriti qëllimin e saj mbi trupin tim (Histori e nxehtë +16)

0
504

Jam 21 vjeç dhe studioj në një shkollë private në Tiranë. Gjithçka që do t’ju tregoj ka nisur në një orë mësimi, ku pedagogia filloi të më trajtonte ndryshe nga nxënësit e tjerë. Më kishte bërë përshtypje mënyra se si sillej me mua, por edhe shokët e mi të klasës e kishin vënë re. Mendoja se ishte thjesht një simpati e çiltër, për shkak të mirësjelljes që kam unë me atë femër, por me të gjithë në përgjithësi. I përgjigjesha me buzëqeshje, por pa menduar më gjatë qëllimet e pedagoges sime. Kështu vazhdoi për disa muaj, derisa me klasën vendosëm të organizonim një party. Ndërsa na dëgjoi duke diskutuar pedagogia më pyeti përse nuk e ftoja edhe atë në party. I habitur paksa nga kërkesa e saj, (gjë që nuk ndodh me pedagoget në përgjithësi) iu përgjigja duke qeshur, “Patjetër, je e ftuar në party-n që do të organizojmë”. “Më fton ti?” më pyeti, “Patjetër që po” i thashë unë. “Në rregull, eja më merr në orën 8 në shtëpi (duke më shpjeguar adresën)”, më tha ajo duke qeshur dhe iku. Të gjithë u habitëm, por askush nuk mund ta besonte që gjithçka që kishte thënë pedagogia ishte me një qëllim të dytë.

Madje qeshëm duke thënë të gjithë në kor, “kjo është grup fare”. Në mbrëmje shkova ta merrja në shtëpi me makinën time dhe gjatë gjithë rrugës kemi biseduar. Më tregoi diçka për jetën e saj. Ishte një femër në karrierë, krejtësisht e pavarur, kishte shtëpinë e aj dhe jetonte vetëm. Kishte një motër dhe një vëlla që jetonin jashtë dhe bashkë me vëllain jetonte edhe nëna e saj. Shkuam në party dhe gjatë gjithë mbrëmjes ajo ka qëndruar me mua, kemi kërcyer bashkë, kemi folur dhe kemi ndenjur bashkë gjatë gjithë kohës. Kur përfundoi mbrëmja ajo më kërkoi nëse mund ta çoja në shtëpi. E bëra dhe kur arritëm afër shtëpisë më tha se do të më ftonte për kafe, pasi pas çdo mbrëmjeje ajo ishte mësuar që pinte një kafe, por meqenëse në shtëpi nuk kishte kafe mund të më ofronte një çaj.

Unë me padjallëzi, apo më saktë me dyshime nëse ajo që mendoja unë ishte e vërtetë, apo jo i thashë se dija një lokal që qëndronte i hapur 24 orë dhe mund ta pinim kafen atje. Shkuam dhe gjatë kafes ajo më ngacmonte, më pyeste dhe më provokonte. Më bënte komplimente, por unë nuk mund të rrezikoja, pasi në fund të fundit ishte pedagogia ime dhe nuk doja që të keqkuptoheshim.

Pas kafes e shoqërova në shtëpi dhe më tha që, nëse doja mund të ngjitesha lart, pasi ishte vonë dhe nuk mund të shkoja në shtëpi në atë orë. I shkova nga pas pa folur asnjë fjalë. Normalisht që aty ndodhi ajo që pedagogia kishte dashur që nga momenti i parë nga unë. Lidhja jonë zgjati për dy muaj. Në shkollë bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sillemi njëlloj si më parë. Një ditë ajo më tha se nuk ia vlente të vazhdonim më bashkë, pasi nuk ishte e arsyeshme, sepse ajo ishte 11 vjet më e madhe se unë. Nuk bëra zë dhe i thashë se ishte kënaqësi ajo që kishte ndodhur deri në atë moment. Tani ka 5 muaj që nuk shoqërohemi më edhe pse ndonjëherë kur na shkon mendja tek njëri-tjetri takohemi dhe vazhdojmë përsëri të bëjmë seks, por kjo ndodh shumë rrallë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here