Lojtarët e Uellsit priten si heronj (Video)

0
133

Lojtarët e Uellsit u pritën si fitues në kthimin e tyre në Kardif. Tifozët shoqëruan ekipin gjatë të gjithë kohës nga aeroporti e në paradën me autobusin e hapur në rrugët e qytetit. Uellsianët festuan me përkrahësit e tyre në stilin islandez, i kthyer tepër popullor.

Ndalesa e fundit ishte stadium, ku ekipi zbriti në fushë për të përjetuar edhe një herë emocionet, që patën në finalet e Euro 2016.

Gareth Bale e të tjetër arritën një sukses të madh qenë vetëm një hap finales, pasi u eliminuan nga Portugalia.

Uellsi i drejtuar nga Chris Coleman tregoi një lojë të jashtëzakonshme, duke befasuar të gjithë. Britanikët e vegjël e mbyllën në krye të grupit ku ishin pjesë Anglia, Rusia dhe Sllovakia. Më pas larguan nga turneu Irlandën e Veriut dhe Belgjikën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here