Standard.al

Importi i plehrave, Shehu: E majta me ide brilante, pas legalizimit të kanabisit, kërkojnë “legalizimin e plehrave”

0

Demokrati Tritan Shehu ka dalë sot kundër importit të mbeturinave.

Pak ditë pasi disa deputetë socialistë, të kryesuar nga Eduart Shalsi kanë depozituar në Kuvend një projektligj për importin e plehrave me arsyetimin se biznesi i riciklimit të vend është drejt falimentimit dhe kjo do të zhvillonte ekonominë, Shehu iu bën thirrje qytetarëve të çohen kundër kësaj nisme.

 

Shkrimi i plotë i Tritan Shehut

 

SPEKULLIMI I RI I MAXHORANCES: “PLEHERAT DO TE ZHVILLOJNE EKONOMINE SHQIPTARE DHE VENDIN”!

“Te lejojme me ligj importin e gjere te mbeturinave”, pra te legalizojme pleherat e botes tek ne, “jo vetem per riciklim, por dhe per depozitim e shkaterrim”!

Ky eshte vizioni me i fundit i te majtes i shprehur neperrmjet deputeteve te saj, per te “stimuluar” industrine tone, per te “sjelle mireqenie”..

MBAS “IDESE GJENIALE” TE LEGALIZIMIT TE KANABISIT, SOT KERKOHET “LEGALIZIMI” I PLEHRAVE!

Si pasoje e te pares vendi eshte mbushur me ate droge, jo per te miren e qytetareve, por per te zezen e tyre.

Tashti kerkohet te mbushemi dhe me plehera te importuara, ndersa ne aktulisht po “qelbemi” nga tonat e as mundemi t’i kontrollojme, riciklojme, administrojme e shkaterrojme qofte dhe keto..

NJE NDRYSHIM I TILLE LIGJOR, TIPIK KY PER “BOTEN E TRETE”, DO TE KISHTE PASOJA KATASTROFALE PER AMBJENTIN, SHENDETIN E QYTETAREVE, PER VENDIN NE TERRESI.

Eshte krejt e kunderta e asaj qe PS premtoi ne programin e saj elektoral dhe per cfare ka nevoje vendi.

NE NA DUHET TE FORCOJME LEGJISLACIONIN PERKATES BLLOKUES!

Mjafton te analizosh demet qe i jane krijuar vendit vetem nga lejimi i gabuar tashme i importit te gomave te perdorura, te bllokuara me 1993, kupton problemet gjigande qe do te krijonte ndryshimi ligjor i propozuar.

Ne keto kushte jo vetem shoqatat e grupimet ambjentaliste, por i gjithe opinioni i yne, ata qe e duan kete vend e banoret e tij, duhet te mobilizohen per te mos lejuar kete fatkeqesi te re, qe kerkohet t’i imponohet Shqiperise.

Varferia, pa punesia, renia ekonomike nuk mund te luftohen dhe as te minimizohen duke i “hapur dyert” plehrave te botes, perkundrazi!

Kjo gje do te perkeqesonte gjendjen aktuale ne terresi, do te rrezikonte shendetin e banoreve tane.

NJE NDRYSHIM LIGOR I TILLE I SHERBEN INTERESAVE TE NGUSHTA GRUPIMESH, DEMTON RENDE QYTETARET, TERRITORIN E PERMBUSHJEN E STANDATEVE TONA EUROPIANE.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.