Flet Igli Tare: Ja kush e prishi marëveshjen e Ajetit me Lacion

0
139

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka dalë sot para mediave, për të folur për çështjen Bielsa, por edhe për merkaton.

“Biseduam me Bielsën dhe dëshironte të takoheshim. Qëndroi dy ditë në Romë dhe i shpjeguam botën Lacio, duke ia lënë në dorë atij zgjedhjen. Iku në Argjentinë për të biseduar me familjen dhe na tha se dëshironte një kontratë vetëm për një sezon, për të folur më pas në fund të sezonit. Pasi mori miratimin e familjes, sekretari i përgjithshëm i klubit shkoi në Argjentinë për të mbyllur çdo detaj.

“Kur u takuam, na tha që kishte parë të paktën 5 ndeshje për çdo lojtar të Lacios, edhe të të rinjve. I propozuam disa emra në merkato dhe aprovoi Zhardel e Adriano, ndërsa kërkoi 4 blerje. Më pas, kur u kthye në Argjentinë ndryshoi qëndrim dhe rivuri gjithçka në diskutim, edhe Adriano e Zhardel, si dhe bllokoi afrimin e Arlind Ajetit, edhe pse kishim marrëdhënie pozitive dhe mund të mbyllnim gjithçka pa problem.“Bielsa dëshironte Jorenten, që është i huazuar nga Reali te Vajekano, por lojtari nuk dëshiron të largohet nga Spanja. Dëshironte Mamanan, por ai kishte mbyllur gjithçka me Lionin. Edhe Morel e njëjta gjë, pasi Lioni nuk e shet. Lojtari i katërt është Rodrigo Kaio i Sao Paulos, që e ndjek prej dy vitesh, por na tha se fillimisht dëshironte të luante në Libertadores dhe Olimpiada.”

“Bëmë lëshime pa fund për Bielsën, edhe pse nuk ishte ende trajneri ynë, por patëm besim te fjala e tij. Kam debatuar me Bielsën edhe për Paton, i cili dëshironte të qëndronte në Brazil, por Bielsa pretendonte se i kishim bërë një ofertë shumë të ulët, edhe pse unë këmbëngulja që ai të verifikonte shifrat me prokuratorin e Patos. Tani e kuptojmë pse e quajnë “i çmenduri””.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here