Flet gjyqtari italian Rizzoli: E vërteta e penalltisë kundër Gjermanisë

0
177

Gjyqtari Nicola Rizzoli ka folur për “Sky Sport” mbi penalltinë kundër Gjermanisë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Frnacës. Italiani bën rrallë komente, por duke parë reagimet e shumta ai ka treguar përse mori atë vendim.

“Ishte një episod i vështirë. Kjo edhe për faktin që duhet përfshirë edhe efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod. Fatmirësisht unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar atë rast dhe mora atë vendim”, – shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger.

“Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë”- thotë Rizzoli.

Përsa i përket mungesës së tij në finale trajneri italian thotë se vendi i tij ka bërë një paraqitje të mirë në këtë evropian.

“Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë” – e mbylli Rizzoli për “Sky Sport”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here