Beyonce deklaratë prekëse: “Jemi të lodhur nga vrasjet e të rinjve dhe grave në komunitetet tona”

0
119

Beyonce ka lëshuar një deklaratë në faqen e saj duke u shprehur kundër vrasjeve të përhapura të zezakëve nga punonjësit e policisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe drejtësi për viktimat, Philando Castile dhe Alton Sterling.

“Jemi të lodhur nga vrasjet e të rinjve dhe grave në komunitetet tona”, lexon deklarata, e shkruar me shkronja të theksuar të bardha kundër një sfondi të zi.

“Na takon ne të mbajmë një qëndrim duke kërkuar që ata “mos të na vrasin”.

Beyoncë, gjatë një përformance të enjten në Glasgow, mbajti një moment të shkurtër  heshtjeje për viktimat nga dhuna policore.

Në ekranin prapa saj shfaqen emrat e shumë viktimave, gati të panumërt.

“Ne do të qëndrojmë si një komunitet për të luftuar kundër kujtdo që beson se vrasja apo ndonjë veprim i  dhunshëm nga ana e atyre, që janë betuar për të mbrojtur, të mos mbetet  pa u ndëshkuar,” tha Beyonce.

Gjatë vitit të kaluar këngëtarja ka përdorur disa imazhe për të treguar mbështetjen e saj për lëvizjen “BlackLives Matter”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here