Marseja fatsjellëse e Francës por Gjermania favorit ndaj vendasve…(Statistika)

0
110

Gjysëm finalja mes Gjermanisë dhe Francës një turne të rëndësishëm dhe e para në një Europian, sepse 4 të tjerat kanë qenë në Botëror: Franca mori më të mirën në sfidën e parë (6-3 në 1958), ndërkohë që gjermanët më pas iu imponuan me tri fitore radhazi (1982, 1986 e 2014).

– Gjermania dhe Franca kanë fituar 36% të Europianëve ku kanë marrë pjesë deri më sot (5 nga 14): 3 janë sukseset e gjermanëve dhe 2 të transalpinëve.
– Lojtari i fundit francez që ka shënuar ndaj Gjermanisë në një turne ndërkombëtar është Alan Zhires, në gjysmëfinalen e Botërorit 1982.
– Franca ka pësuar gjithnjë gol në 4 ndeshjet e mëparshme ndaj Gjermanisë. Precedenti i fundit zyrtar mes këtyre ekipeve është miqësorja që djemtë e Deshampit fituan në “Stade de France” 13 nëntorin e shkuar, 2-0.
– Gjermania ka arritur në gjysmëfinale në 7 pjesëmarrjet e saj të fundit në Europian dhe Botëror së bashku, një rekord absolut për një skuadër europiane. Por suksesi i fundit i tyre në një Europian është ai i “Angli 1996”.
– Gjermania ka fituar 14 nga 18 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar mes Europianit dhe Botërorit (3 barazime, 1 humbje). Humbja e tyre e fundit ka ardhur në gjysmëfinalen e “Euro 2012”.
– Kampionët e botës kanë regjistruar një zotërim topi në masën 72% në fazën e grupeve dhe 61% në atë të fazës me eliminim direkt. Ata janë e vetmja skuadër që kanë kryer më shumë se 1 mijë pasime të sakta në këtë Europian. Ata kanë fituar në të gjashta seritë e fundit të penalltive që kanë diskutuar mes Botërorëve dhe Europianëve. Humbja e vetme e tyre nga ruleta e pikës së bardhë, ka ardhur në “Euro 1976” përballë Çekosllovakisë.
– Ndërsa Franca e ka 50% suksesin kur fati i saj vendoset nga 11-metërshat (3 nga 6 raste), por e ka humbur të vetmen precedent deri më sot ndaj Gjermanisë (Botërorin e 1982-shit).
– “Les Bleus” rikthehen në një gjysmëfinale të një turneu ndërkombëtar për herë të parë prej 2006-ës, por tri herët e fundit që kanë ardhur deri këtu, kanë prerë biletën në finale.
– Franca është e pathyeshme në 17 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi mes Europianëve dhe Botërorëve. Disfata e fundit ka ndodhur në “Euro 1960” (0-2 ndaj Çekosllovakisë).
– Skuadra e Deshamp ka sulmin më të mirë në këtë Europian (11 gola të shënuar). 45% e golave të tyre janë shënuar me kokë (5 nga 11).
– “Velodrom” është një fortesë për “gjelat”. Ata kanë humbur vetëm 1 ndeshje nga 12 të fundit që kanë luajtur në Marsejë (8 fitore, 3 barazime). I vetmi precedent i Gjermanisë në Marsejë është një barazim ndaj Francës 1-1 në miqësoren e shtatorit 1968.

Gjermania nga krahu tjetër ka fituar gjithnjë ndaj vendasve

Historia ka treguar se gjermanët janë specialistë për organizatorët. Këtë e e konfirmojnë nëntë përballjet, nga viti 1972 kundër Belgjikës deri në 2014 përballë Brazilit. Humbja e fundit daton në finalen e Botërorit 1966 kundër Anglisë. Edhe kjo disfatë erdhi pas golit fantazmë që mbahet mend si “goli i Uemblit”.

Dështimi i dytë ka ndodhur në Botërorin 1958 në gjysmëfinale përballë organizatorëve të Suedisë (1-3). Nga nëntë përballje me organizatorët, Brazili e ka pësuar më keq në 2014-ën kur u turpërua 1-7. Historia e suksesit me organizatorët e gjermanëve nis në vitin 1972 kundër Belgjikës dhe ishte hera e parë që panzerat merrnin pjesë në finalet e një europiani. Në gjysmëfinale kundër Belgjikës, “pancerat” fitojnë 2-1 falë dopietës së Gerd Mylerit dhe në finale mundin 3-0 ish-Bashkimin Sovjetik. Dy vite më vonë, Gjermania fiton edhe Botërorin 1974.

Asokohe Gjermanët përballen përsëri me organizatorët në gjysmëfinale. Sërish një tjetër Myler, këtë herë ai i Këlnit, Diter Myler. Jugosllavia mbylli 2-0 pjesën e parë, por në të dytën barazojnë Flohe (64’) dhe Diter Myler (82’). Ish-bomberi i Këlnit shënoi dhe dy gola të tjerë në shtesë (115’, 119’) duke i dhënë fitoren 4-2. Në botërorin e vitit 1982, gjermanët përballen në fazën e grupeve me organizatorët e Spanjës dhe fitojnë 2-1, ndeshje e luajtur në Madrid.

Atë botëror, Gjermania në finale humbiste 1-3 përballë Italisë. Në botërorin e 1986, Gjermanët mundin në çerekfinale Meksikën me rezultatin 4-1. Në europianin e 1996-ës, Gjermania fiton ndaj Anglisë organizatore në gjysëm finale. Pas barazimit 1-1, “kaizerat” fitojnë me penallti 6-5. Në botërorin e vitit 2002, ndaj Koresë së Jugut Në Seul, “pancerat” luanin kundër “murit të kuq”.

Mikael Balak merr kartonin e dytë të verdhë gjatë turneut dhe humb finalen, por ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores 1-0 (75’) ndaj organizatorëve. Në finalen e Jokohamas, skuadra e Fëlerit humb 0-2 përballë Brazilit. Në europianin e 2008-ës, Gjermania fitoi me organizatorët e Austrisë me rezultatin 1-0. Fitorja më e thellë dhe më historikja është ajo e dy viteve më parë, kur Gjermanët mundën në Brazil vendasit me rezultatin 4-1.

Statistikat e gjysëm finaleve të Gjermanisë: Bilanci në 1/2-at me organizatorët Botërori 1958 Suedi-Gjermani 3-1 Euro 1972 Belgjikë-Gjermani 1-2 Euro 1976 Jugosllavi-Gjermani 2-4 Euro 1992 Suedi-Gjermani 2-3 Euro 1996 Angli-Gjermani 5-6 (p) Botërori 2002 Korea e J.-Gjermani 0-1 Botërori 2014 Brazil-Gjermani 1-7

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here