Gjermani-Francë, duelet kokë më kokë të lojtarëve

0
140

Ndeshja e sotme mes Gjermanisë dhe Francës është një finale e parakohshme pasi shumë lojtarë të klasit botëror do të përballen mes tyre për të përcaktuar ekipin finalist i cili do të përballet më 10 korrik kundër Portugalisë.

E përditshmja franceze ‘France Football’ ka përgatitur një speciale ku tregon 5 duelet më rivalizues, shkruan Syri.net.

Toni Kroos- Paul Pogba
Performanca e këtyre dy mesfushorëve është e një klasi botëror pasi luajnë në dy ekipe të mëdha respektivisht tek Real Madrid dhe Juventusi. Pogba ka fituar duelin në çerekfinale pasi ka shënuar gol ndërsa Kroos u neutralizua shumë mirë nga Italia. Mbetet për tu parë kush do të triumfojë në këtë repart.

Jerome Boateng – Olivier Giroud
Mbrojësi i Bajernit të Mynihut ka për detyrë të markojë sulmuesin e Arsenalit Olivier Giroud. Në kualitet janë gati të barabartë ndoshta pak më mirë Boateng i cili është një siguri jo vetëm tek mbrojtja bavareze por edhe tek Gjermania. Nga krahu tjetër Giroud i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike pasi gjatë këtij Europiani ka shënuar 3 gola.

Emre Can – Antoine Griezmann
Ky është një duel krejtësisht i fituar nga Antoine Griezmann i cili po kalon një formë të mirë fizike pasi deri tani është golashënuesi më i mirë i Europianit me 4 gola. Edhe nga cilësia në nivel klubi Griezmann qëndroin më lart se mesfushori Emre Can i cili luan për Liverpool.

Jonas Hector – Moussa Sissoko
Është një duel përgjithësish i balancuar me cilësi individuale pak më të mira të Sissokos ndërsa Hector i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike duke bërë një përfaqësim dinjitoz në këtë Europian.

Mesut Özil – Blaise Matuidi
Ky duel fitohet nga Özil i cili megjithëse ka humbur shkëlqimin e dikurshëm është ‘truri’ i Gjermanisë. Në krahun tjetër Matuidi i kundërpërgjigjet me gjendjen e mirë fizike që po kalon duke bërë që shumë klube të interesohen më të marrë shërbimet e tij.

Gjithçka i mbetet fushës së lojës për të përcaktuar ‘fatlumin’ që do të përballet në finalen e madhe të edicionit të 15 të Kampionatit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here