Denoncon për rrogën, Klosi shkarkon diplomaten në OKB

0
107

Ekspertja shqiptare në OKB në Gjenevë, Blerina Zoto është shkarkuar nga detyra përmes një shkrese të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

Zoto ishte ankuar pak kohë më parë se as Ministria e Jashtme dhe as e ajo e Mirëqenies Sociale nuk i jepnin rrogë prej disa kohësh, si dhe i kishin ndërprerë pagesën për qiranë në Gjenevë.

Për këtë, ajo u detyrua të vinte në Tiranë për të takuar ministrat Bushati dhe Klosi, por nuk takoi asnjërin prej tyre. As në ambasadorja jonë në Gjenevë nuk e priti, e pas kësaj ekspertja Blerina Zoto e bëri çështjen publike.

Në shkresën e Klosit, të siguruar nga Panorama, ministri argumenton se Zoto nuk e ka përmbushur qëllimin dhe misionin, pasi gjatë gjithë periudhës 1 – vjeçare, ajo nuk ka paraqitur asnjë raport.

fax11

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here