Çokollata Kinder përmban elemente kancerogjene

0

Një organizatë gjermane e quajtur “Foodwatch”, që vepron në mënyrë të pavarur në kontrollin e ushqimeve, ka dhënë alarmin për çokollatat Kinder dhe disa ushqime të tjera.

Loading...

Kjo organizatë ka kërkuar që këto çokollata të hiqen nga tregu, sepse sipas tyre, përmbajnë elemente të larta që mund të përshkruhen si “kancerogjene”.

Sipas një testimi të kryer këto çokollata përmbajnë nivele të larta të MOAHs, një hidrokarbur aromatik që krijohet gjatë përpunimit të naftës, shkruan e përditshmja britanike “The Indipendent”

Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore e konsideron MOAHs si një substancë shumë kancerogjene.

Organizata gjermane ka testuar 20 produkte të ndryshme dhe në tre prej tyre kanë gjetur nivele të larta të këtij elementi, i cili konsiderohet i rrezikshëm.

“Kimikatet toksike në ushqimin tonë, plastika dhe ajri po helmojnë çdo ditë fëmijët tanë”, bëjnë apel studiuesit.

Pas testimit ky autoritet i ka kërkuar kompanive “Ferrero’s Kinder Riegel”, “Lindt’s Fioretto Nougat Minis” dhe një firme tjetër gjermane, që këto produkte të hiqen nga tregu.

Në deklaratën e tyre zyrtare që “Foodwatch” shkruan se ata kanë lajmëruar për rezultatet e testimit dhe për rrezikun kompanitë, duke i kërkuar këtyre të fundit që të tërheqin produktet nga tregu. Por, këto të fundit kanë refuzuar të bëjnë këtë gjë, duke thënë se çdo gjë është në rregull dhe në bazë të ligjit.

Loading...

Lini nje pergjigje