Zbulohet arsyeja e vetvrasjes së ish-gruas së Jim Carrey

0

Ylli i “Hollivudit”, Jim Carrey, i dërgoi një mesazh ish-të dashurës së tij duke e pyetur përse mungonte receta e qetësuesve, vetëm disa orë para se trupi i pajetë i saj të gjendej pas një mbidozë ilaçesh. Ajo nuk iu përgjigj kurrë!

Sipas hetuesve,  Cathriona White kishte marrë ilaçet anti-inflamatore të Carrey-t bashkë me një koktej tjetër ilaçesh, për t’i dhënë fund jetës së saj shtatorin e 2015-s.

Artistja irlandeze e makijazhit sapo ishte ndarë nga aktori Jim Carrey dy ditë më parë, mirëpo deri më sot arsyeja e vetëvrasjes nuk ishte bërë e ditur.

“Nuk jam për këtë botë. Kam kaluar 3 ditë dëshpërimi që kur ti nuk je më këtu. Nuk mund të jetoj me zemër të thyer dhe nuk do mund ta kaloj dot këtë situatë. Më vjen keq që ti u ndjeve sikur nuk isha gati për ty. Të dhashë pjesën time më të mirë”, shkruante Cathriona në letrën që u gjet në apartamentin ku ajo kreu vetëvrasjen.

Policia gjeti në vendngjarje trupin e saj mbi krevat, e veshur me një bluzë dhe të brendshme dhe e rrethuar nga kuti ilaçesh. Një mikja e saj e ngushtë tha për autoritetet se 30-vjeçarja ishte çmendurisht e dashuruar me aktorin dhe se marrëdhënia e tyre kishte shumë ulje e ngritje. Edhe partneri i mëparshëm i 30-vjeçares ka treguar se ajo përjetonte herë pas here episode depresioni.

Ajo gjithashtu kishte tentuar të kryente një vetëvrasje me overdozë ilaçesh rreth 2 vite e gjysmë më parë. Të njëjtën ditë që ajo kreu vetëvrasjen, i çoi një mesazh Carry-t për ta pyetur nëse ishte zgjuar dhe a mund të flisnin. Të dy patën një telefonatë me “Facetime” prej 3 minutash dhe ky ishte aktiviteti i saj i fundit në telefon. Pas asaj telefonate ajo u zhyt në depresion dhe u mbyll në shtëpi. Para se të vriste veten, White kishte paketuar me kujdes sendet që i përkisnin ish-bashkëshortit të saj, Mark Burton dhe e kishte shënuar kutin si pronë e tij.

Lini nje pergjigje