Partizani drejt Sllovakisë, për kualifkim

0
140

Partizani duket se gati të realizojë në transfertë një ndeshje pozitive me qëllim kualifikimin në turin tjetër.

Pas përgatitjeve një-javore, me skuadrën që qëndroi e grumbulluar në qytetin e Elbasanit, Partizani u nis drejt Sllovakisë, për ndeshjen ndaj Slovan Bratislavës.

Misioni për t’u kualifikuar është i mundur dhe optimizmi vjen nga ndeshja e parë në Elbasan Arena, ku të kuqtë kishin raste të mira për shënim, por vuajtën mungesën e fatit.

Në trasfertën në Sllovaki, Partizani pritet të përqendrohet më së shumti te mbrojtja.
Gjatë punës së kryer me ekipin, trajneri Adolfo Sormani është përqendruar te kujdesi që duhet shfaqur në repartin difensiv, për të mos lejuar pësimin e golave.

Me ndeshjen e parë që përfundoi në barazim pa gola, të kuqtë nuk i kanë lënë asgjë rastësisë, por të vetëdijshëm se mund t’ia dalin që ta mbajnë portën të paprekur, lojtarët janë përgatitur edhe për ekzekutimin e 11-metërshave.

Mbrojtja mund të jetë çelësi i suksesit, ndërsa Partizani do të provojë ti ndëshkojë kundërshtarët me Filin në majën e sulmit, që do të mbështetet nga Vila e Torasa nga krahët dhe Batha e Trashi në qendër të mesfushës.

Ndërkohë për këtë kualifikim Partizani do te kete nje premio 50.000 euro nga presidenti Demi.
Sfida e kthimit ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Partizanit do të luhet të enjten, në orën 19:00 në stadiumin e Senicës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here