Mister vdekja e 41-vjeçares shqiptare që u vra dhe u hodh në lumin Po

0
177

Vazhdon të mbetet ende mister vdekja e 41 vjecares shqiptare, Lavdije Kruja emigrante prej disa vitesh në Itali, nënë e dy djemve 17 e 13 vjeç, trupi i së cilës u gjet i mbytur më datën 7 qershor në shtratin e lumit Po.

Sipas autopsisë Lavdije Kruja apo siç e thërrsinin të gjithë Dea është hedhur në lumë e vdekur. Dikush ka shkaktuar vdekjen e saj duke e mbytur në fyt e më pas për të zhdukur trupin e ka hedhur në lumin Po. Shenjat në trup vërtetojnë se vdekja e Lavije Krujës ka qënë e shumë e dhunshme.

Lavdije Kruja rezultonte e zhdukur që prej datës 30 maj. Në pasditen e asaj dite sipas rrëfimit të djalit të saj 13 vjecar me të cilin jetonte pas divorcit me bashkëshortin, Lavdija kishte dalë nga shtëpia e veshur elegante pasi kishte një takim pune. Por Dea nuk u kthye më në banesën e saj në komunën Miradolo Terme në provincën e Pavias.

Makina e Lavdije Kruja, një Fiat 500 në ngjyrë blu ishte e parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i saj i pajetë.

Lavije Kruja jetonte në Itali prej 10 vitesh, Pas divorcit me bashkëshortin ajo vendosi të jetojë në komunën Miradolo Terme me djalin e vogël 13 vjeçarë, ku mikpritej në banesën e një italiani të moshuar të cilin e ndihmonte në punët e shtëpisë. Ndërsa djali tjetër i Lavdijes , sot në moshën 17 vjecare, pas divorcit të prindërve u transferua të jetoj me babain e tij në komunën Stradella.

Mbi zbardhjen e kësaj ngjarje policia italiane ka marrë në pyetje disa persona mes të cilëve ish bashkëshortin e saj, një mik si dhe një të njohur të Deas me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie.

Trupi i pajetë i Deas u gjet plot 8 ditë nga zhdukja e saj, nga makina që pastron shtratin e lumit Po nga trungjet e pemëve e mbeturinat. Trupi ishte në gjëndje të dekompozuar fakt që nuk ndihmon policinë italiane për mbledhjen e të dhënave të mjatueshme në gjetjen e autorësisës së vrasjes së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here