Polumbarët e RENEA dhe uniformat blu kanë nxjerrë nga liqeni i Shkopetit në Burrel makinën e dytë që u konstatua dje, pas gjetjes së makinës së parë që ishte me targa të vjedhura.
Edhe makina e dytë është tip ‘Benz’ ngjyrë e bardhë, ndërsa priten hetimet e policisë për të zbuluar prej sa kohësh ndodhej në thellësinë e liqenit.
Automjeti është taksi me targa AB 220 T. Policia thotë paraprakisht se ky mjet nuk ka shumë kohë që ka qëndruar nën ujë.