Laj enët dhe do të shpërblehesh me… seks

0

Partnerët të cilët i ndihmojnë njëri-tjetrit në punët e shtëpisë, siç janë p.sh. pastrimi, zierja, larja e enëve, hekurosja, blerja e artikujve ushqimorë, rregullimi i kopshtit, larja dhe mirëmbajtja e veturës, pagesa e llogarive…, e kanë më të plotësuar jetën seksuale.

Një hulumtim, në të cilin janë përfshirë më shumë se 6.000 çifte bashkëshortore, ka treguar që çiftet të cilët i ndihmojnë njëri-tjetrit bëjnë dashuri mesatarisht 82,7 herë në vit, që është afërsisht dy herë në javë, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij hulumtimi, madje ty të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë.

Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë sistemin e këtillë të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.994 persona më të vjetër se 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk hamenden që me seks të shpërblejnë partneret e tyre. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive.

rstock_50683138_iff

Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks

1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39%
2. Të blejë dhuratë – 34 %
3. Të kujdeset për fëmijët – 28%
4. Të gatuajë drekën apo darkën – 21%
5. Të paguaj taksinë – 19%

Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks

1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35%
2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31%
3. Të paguajë taksinë – 29%
4. Të kujdeset për familjen – 22%
5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%.

/Telegrafi/

Lini nje pergjigje