Horoskopi, e mërkurë 6 korrik

0
DASHI21. mars – 20. prill

Planetët do e favorizojnë jashtë mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne çdo moment mund te jeni gati për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë veçse aventura pa te ardhme, kështu qe duhet te presin edhe pak për dashuritë e mëdha. Financat nuk do jene te këqija kështu qe shfrytëzojeni rastin për te bere ndonjë investim me tepër.

DEMI21. prill – 21. maj
Loading...

Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do jene me shume fat dhe nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Me financat do dini si te silleni dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Mund ta shfrytëzoni rastin edhe për te shlyer disa borxhe te vjetra.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite e qete dhe e bukur ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort sapo te takojnë një person. Për këtë arsye ata nuk do mendohen gjate dhe do marrin menjëherë vendime. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do filloje te përmirësohet shpejt.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite mjaft e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do gjendeni ne situata te vështira dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret duhet te kërkojnë persona qe janë te se njëjtës shtrese si ata. Po bene te kundërtën edhe mund te lëndohen. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe gjendja nuk ka për te qene e keqe.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do arrini te flisni hapur për çdo gjë me partnerin dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë pasi shume shpejt mund te përballen me zhgënjime dhe vuajtje. Ne planin financiar gjerat do ju ecin mire dhe gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Tregohuni me bujare me partnerin tuaj sot dhe mundohuni te ruani një klime sa me te qete. Po u treguat mendjemëdhenj dhe kokëfortë do keni probleme. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse dhe mund te mendojnë edhe për lidhje serioze. Te ardhurat do jene gjithë kohës te mbrojtura kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume se zakonisht.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do keni goxha konflikte me partnerin tuaj sot dhe gjerat mund te përkeqësohen me tepër nga sa ishin. Mundohuni te ruani qetësinë dhe nëse nuk mundeni dot me mire largohuni për pak kohe nga njeri-tjetri. Beqaret mund te ndeshen me persona interesante ne një kafe ose ne një ambient shoqëror. Te ardhurat do rriten ne mënyrë te menjëhershme dhe do mund te bëni edhe investime.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Bashkëpunimi ne çift do jete akoma me i madh sot. Do ndani gjithçka me atë qe keni ne krah dhe te gjithë do e kenë zili rrugëtimin qe do marre lidhja juaj. Beqaret do jene me te rezervuar se me pare dhe nuk do guxojnë te hedhin hapa te pamenduara. Kjo do i mbroje nga lëndimet. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë nuk duhet kurrsesi te shpenzoni me sy mbyllur.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Me ne fund sot do i kuptoni te gjitha përpjekjet qe ka bere partneri juaj për te ruajtur një klime harmonike dhe te qete ne çift dhe do ja shpërbleni gjithçka. Emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret ka mundësi te afrohen mjaft me persona te shenjës se Shigjetarit ose Bricjapit. Ne planin financiar do keni një vizion me realist dhe nuk do përballeni me vështirësi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dita e sotme ka për te qene shume e bukur dhe shume e veçante për ju qe jeni ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa me shume qe te mundeni. Beqaret mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do arrini ta mbani ekuilibrin dhe do mendoni edhe ta përmirësoni atë.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Te dashuruarit do ja kalojnë mjaft mire pranë atij qe kane ne krah dhe nuk do kenë nevoje për asgjë me tepër. Ndjenjat do shprehen pafund nga te dy palët. Beqaret do fillojnë një histori te bukur dashurie e cila do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne planin financiar do i kaloni nje e nga një te gjitha vështirësitë dhe do jeni shume te arsyeshëm me çdo shpenzim qe do kryeni.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni te sjellshëm dhe do e respektoni mjaft partnerin tuaj gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret duhet te njihen me sa me shume persona e me pas te vendosin se çfarë zgjedhje do bëjnë. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm ne çdo moment. Shfrytëzojeni rastin për te kryer disa investime te vogla dhe te domosdoshme.

Loading...

Lini nje pergjigje