Gazeta Blic: Cili është Edi Rama i vërtetë?

0
163

Duke krahasuar disa deklarata të bëra në kohë të ndryshme, media serbe akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për dyfytyrësi.

Gazeta “Blic” e Beogradit merr në analizë dekaraten e Ramës në Prishtinë, ku foli “per nje vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”, por që sipas tyre nuk guxoi ta përmendë atë në asnjë prej kryeqendrave evropiane, raporton Klan Kosova.

Shkrimi i Blic

Ithtar i Shqipërisë së Madhe, mik i sinqertë i Serbisë, Europeist i pasionuar… Cili është, në të vërtetë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?

Në fillim të qershorit, Rama kishte deklaruar në Prishtinë: “Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”.

Është e qartë se këto fjalë ia kishte dedikuar publikut vendor, sidoqoftë ato ishin futje e gishtit në sy të Serbisë dhe Europës..

Qindra kilometra më larg, në ndonjërën prej kryeqendrave europiane, Ramës nuk do t’i shkonte ndërmend të thoshte diçka të tillë.

Në Bruksel, Berlin ose Paris, në vend të tregimit për Shqipërinë e Madhe ai e përmend bashkimin vetëm nën ombrellën e BE-së.

Rama provokoi edhe pas ndeshjes se futbpllit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe dronit të famshëm mbi stadium.

“Nuk e di pse serbët hidhërohen për shkak të dronit. Ne nuk do të hidhëroheshim”.

Mirëpo, para dy ditësh në Konferencën për Ballkanin në Paris, ai e përshëndeti kolegun e tij Aleksandar Vuçic me dashamirësi shumë më të madhe seç e lejon praktika diplomatike.

Shtrëngim i gjatë i duarve, përqafim, deklarata për bashkëpunimin mes dy vendeve, oferta që ndërtimtarët serbë të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve në bregdetin shqiptar, forcimi i linjës ajrore Tiranë-Beograd, etj.

Kjo është fytyra tjetër e Ramës – e pranueshme për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Por, cila është e vërteta?

09de20709fa3660d1a1a94c7399b99ff f23d7eca4ab125edf4cf2e2e92dd1fde

 

Shkrimi në BLICK

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here