Galdini: Shqiptaret e Maqedonise kane nevoje per vemendje e Tiranes zyrtare dhe politike.

0
158

Kryetari i LDE Arian Galdini ka kerkuar sot ne nje deklarate per shtyp qe Tirana zyrtare dhe ajo politike ti kushtojne nje vemendje te vecante shqiptareve te Maqedonise. Ne deklaraten e shperndare nga Zyra e Shtypit e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, ne emer te Kryetarit Galdini, thuhet se:”Maqedonia eshte ne momente delikate. Ne presim qe deri ne dt 15 korrik palet politike atje te mberrijne ne nje marreveshje e cila do te percaktoje edhe daten e zgjedhjeve. Ndoshta nentori do te jete edhe muaji kur zgjedhjet e parakohshme do te mbahen ne Maqedoni. Situata eshte plot ngarkese dhe potencialitet konfliktesh. Edhe ngjarja fatkeqe ne Kumanove ku Almir Aliu 4 vjecar u vra qellimisht ne nje aksident me makine nga nje horr si Boban Ilic, eshte deshmi sesi te tilla shkase mund te nxisin shkarjen ne lindje konfliktesh me te gjera te natyres nderetnike. Almiri 4 vjecar eshte nje engjell qe u vra barbarisht nga nje horr dhe i marre. Te gjithe shqiptaret e ndjejme thelle ne ashte bashke me familjen tij, humbjen e Almirit tone. Sidoqofte, duhet te tregohemi shume te matur. Te mos lejojme qe Nikolla Gruevski te na percaje neve shqiptareve, as te na hedhe kunder njeri – tjetrit, e as te perfshihemi ne konflikte nderetnike. Cdo dinamike konfliktualiteti mes shqiptareve nder vedit dhe cdo provokim per konfliktualitet te mundshem nderetnik, eshte vetem loje e piste, imorale per te shpetuar lekuren e Nikolla Gruevskit. LDE u ben thirrje shqiptareve dhe faktoreve politike shqiptare ne Maqedoni qe te bashkerendohen e kordinohen. Refuzimi i fteses per te mare pjese ne Samitin e NATOS ne Varshave nga Presidenti Ivanov, tregon se forca te caktuara me pushtet ne Maqedoni duan nje prapakthim nga rruga e integrimebve Europiane dhe Euroatlantike te Maqedonise. Maqedonia eshte Europe dhe eshte NATO? Shqiptaret duhet te jene nje faktor i forte dhe percaktues i orientimit dhe qendrimit te prere pro integrimit ne BE dhe ne NATO te Maqedonise. Ndaj Tirana zyrtare dhe Tirana politike duhet te jene me nderaktive e me te perkushtuara per tu qendruar prane e per tu kordinuar me shqiptaret dhe faktoret politike shqiptare ne Maqedoni.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here