BlackBerry i jep fund shitjes së modelit Classic

0
139

Ndoshta BlackBerry nuk po heq dorë nga telefonët me tastierë fizike, po qartësisht kompania ka devijuar konceptin origjinal me të cilin e filloi. Prodhuesi kanadez njoftoi ditën e djeshme se nuk do të shesë më modelin BlackBerry Classic i cili erdhi që të zëvendësonte BlackBerry Bold në 2014-tën.

Ky mund të jetë fundi për Classic por jo për tastierat fizike sepse kompania do të vijojë të prodhojë modelin Passport i cili karakterizohet nga një tastierë fizike më e vogël që të krijojë më shumë hapërisë për ekranin me prekje. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë modelin Android, BlackBerry Priv i cili po ashtu ka një tastierë fizike mjaft cilësore.

Ajo që në të vërtetë po humbasin është tastiera ikonike e BlackBerry, megjithëse ajo e Priv duket të jetë pasardhësi i denjë i shpirtit të asaj tastiere. Sipas BlackBerry arsyeja që fshihet pas kësaj lëvizjeje është krijimi i hapësirave të duhura për modelet e reja që pritet të debutojnë këtë vit.

Është terërisht e mundur që njëri prej telefonëve të përmbajnë tastierën e Classic, por nuk ka dyshim se ky telefon nuk do të ketë një pasardhës. (PCWorld Albanian)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here