Zvogëlohet “Loro Boriçi”, u premtua se do të ishte 17500 vendesh, por…

0
132

Së fundmi, në impiant është bërë edhe emërtimi i tribunave dhe po ashtu i stolave. Si bilanc përfundimtar, ky impiant do të ketë 15919 ndenjëse. Shumë pak në krahasim me premtimin fillestar, që pritej të ishte rreth 20 mijë vendesh, apo edhe me atë zyrtar që u tha se do të kishte 17500 stola për tifozët.

Zvogëlimi – Është tashmë e modës në Shqipëri që premtimet të jenë shumë të mëdha dhe që, në pamje të parë, të duken sa më të paarritshme për t’u realizuar.

Diçka e tillë ndodhi edhe me impiantin në Shkodër, ku fillimisht u aludua për një shifër prej rreth 20000 vendesh që do të kishte ky impiant si kapacitet.

Mirëpo, zyrtarisht, ky numër u ul dhe u premtua që do të kishte 17500 të tilla për spektatorët, pa llogaritur tribunën e mediave. Prej ditësh është duke u punuar për detajet përfundimtare dhe për realizimin e detyrave të fundit, në mënyrë që ky impiant të jetë plotësisht gati për zhvillimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.

Kapaciteti – Ndërkohë që firma është ende duke punuar në impiant, gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se numri ekzakt i vendeve në dispozicion të sportdashësve për të ndjekur një ndeshje në këtë impiant është 15919 stola.

Në krahasim me premtimin zyrtar të dhënë nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, impianti është zvogëluar me 1581 ndenjëse.

Nga përfundimi i punimeve me tribunat, është vënë re një “avullim” i më shumë se 1500 ndenjëseve, që nga premtimi i bërë nga drejtuesit e lartë të institucionit të futbollit në vend.

Momentalisht, ky impiant është duke përmbushur edhe detyrat e fundit që nevojiten për licencimin e tij nga UEFA dhe FIFA, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për të pritur një takim ndërkombëtar.

I radhës për Kombëtaren është sfida e parë e eliminatoreve për në “Rusi 2018”. Më 5 shtator, kuqezinjtë do të presin Maqedoninë dhe deri në atë datë, ky impiant do të jetë plotësisht gati për zhvillimin e këtij takimi.panoramasport

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here