Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Turqi, shkon në 6 numri i viktimave

0
155

Gjashtë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur për shkak se një helikopter ushtarak turk u rrëzua në provincën e Giresun në Turqinë veriore, këtë të martë, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.

Në helikopterin Sikorsky S-70 ishin tetë ushtarakë turk, duke përfshirë komandantin Mustafa Dogru, një kolonel, dy majorë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, së bashku me katër gra të ushtarakëve dhe tre fëmijë.

Helikopteri u rrëzua në rajonin malor të Tohumluk, në orën 5.30 pasdite me orën lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here