Rama, e ka të ndaluar të marrë pjesë në fushatat presidenciale në SHBA

0
152

Beqir Sina – New York

 

LawNewz, fletorja zyrtare e Avokatëve në Washington D.C – SHBA, se shtetasi amerikan nga New Jersey, pranon se “duke i dhënë para fushatës së Presidentit Obama në 2012, siguruar nga burime të huaja, janë të paligjshëme”. Banori i qytetit Paramus – në New Jersey, i cili është një shofer limuzinë në Bergen County, i quajtur Bilal Shehu, ka pranuar se ka bërë ilegalisht kalimin – dhuratë, 80.000 dollarë, të marra nga lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë( aktualisht Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama) për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama, në vitin 2012.

Bilal Shehu, 48 vjeç, me dy shtetësi nga Shqipëria dhe shtetas Amerikan, shkruan fletorja zyrtare e avokatëve LawNews, u deklarua fajtor të mërkurën nga një gjykat federale, për një veprim të kryer me vetëdije dhe qëllimisht, duke bërë kontribute me para të marrë nga të huaj, dhe futur në në donacionet e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara . Po sipas kësaj fletore zyrtare, bëhet me dije se :” Shtetasi Bilal Shehu, po përballet me një dënim që mund të shkojë deri në pesë vjet burg dhe kundrejt një pagese – gjobë, me vlerë deri në 250.000 dollarë amerikan, kur ai do të marrë edhe dënim në gjyqin përfundimtar më 5 tetor 2016.

Po simbas LawNewz, thuhet se Prokurorët federalë, thonë se Shehu në vitin 2012 bleu një biletë për fushatën e fondeve të Presidentit Obama, për vete dhe gruan e tij ( Edi Rama në atë mbrëmje)  për një fushatë për rritjen e fondeve, në San Francisco. Shehu, megjithse, me vetë dije e “fallsfikojë” biletën në emër të tij dhe gruas, duke u “penduar”, ai ka treguar se si mori parat nga Edi Rama, i cili tani është kryeministër i vendit  më të varfër të Evropës Juglindore, shkrujanë gazetat e New Jerseyt, duke shtuar dhe se si ai e futi Ramën në biletën e fushatës së Presidentit Obama në San Francisko, për të marrë një fotografi me Presidentin Obama .

Një gazetar i një radio lokale në New Jersey, Sergio Bichao, shkroi  në medien sociale,  se “ Edhe, pse Kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama, i është mohuar hyrja në çdo fushatë, në SHBA, unë kam arritur të gjejë një foto të takimit Rama me Obamën, duke qeshur në Shtëpinë e Bardhë, dy muaj më parë.“

Gazetat amerikane, thonë se simbas tyre Rama, e përdori foton me Obamën, athere si një materialet propogandistike të fushatës në zgjedhjet e tij në Shqipëri. Gjithashtu, po simbas shtypi amerikan, një vit më vonë, Partia Socialiste, fitoi shumicën e vendeve në parlament dhe Edi Rama, u bë kryeministër i Shqiperise. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, nga ana e shtetsait Bila Shehu, ishte rastësisht në të njëjtën ditë, kur u arrit që dy grupe federale monitoruese të zgjedhjeve në SHBA, parashtruan ankesë Komisionit Federal Zgjedhor, duke e akuzuar fushatën e Donald Trump, tani për nxitjen e Kontributeve nga zyrtarët politikë të jashtme në Islandë, Skoci, Britani dhe Australi, përmes internetit.

Pra, vetëm në një kohë, kur gazeta jonë pati shkruar se, një fotografi “e vjedhur” e kryesocialistit të Shqipërisë Edi Rama, me Presidentin e 44-t të SHBA, Barack Obama, është një fotografi propagandistike, dhe është kthyer në një çështje me përmasa qeveritare në Uashington, më në fund del edhe e vërteta e saj. Fotografia Obama – Rama, e bër në San Francisko gjatë fushatës Presidenciale 2012, kishte mbërritur në dyert e Kongresit Amerikan dhe zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Mbas zbulimit të fondeve të fshehta të fushatës Presidenciale, në SHBA, më Tetor 2012, qëndronte fotografia “80-mijë dollarshe”, e bërë publike nga gazeta republikane online “The daily callers”, e cila kishte marë  edhe një letër të kongresistit republikan i Kalifornisë Dana Rohrabacher, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili tërhoqi vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë, secila për pjesëmarrje në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisco më 12 tetor 2012, nga Edi Rama.

Pra një shtetasi të huaj si zoti Rama, shkruante më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, të cilët nga çdo vend qofshin jashtë SHBA, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje një avokat i njohur shqiptar në Amerikë, pati thënë se “nëse Rama, gjendet fajtor, sepse, ka shkelur ligjet amerikane, atij mund t’i ndalohet hyrja në pjesëmarrjen e tij gjatë fushatave elektorale në SHBA, për 10 vjet, mbasi ai ka abuzuar me vizën e marrë nga ambasada amerikane në Tiranë, me fushatën e kandidatit për President të SHBA, duke paguar para gjatë një fushate amerikane, për të bërë propagandë në vendin e tij”.

Çka sot këtë fakt e ka konfirmuar edhe një gazetar i një radio lokale në New Jersey, Sergio Bichao, i cili shkroi në medien sociale, Twitter, se “ Edhe pse Kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama, i është mohuar hyrja në çdo fushatë, në SHBA, unë kam arritur të gjejë një foto të takimit Rama me Obamën, duke u takuar dhe qeshur në Shtëpinë e Bardhë, dy muaj më parë.“ shkruan ai.

“Një fotografi Obama-Rama” arriti në lartësi të reja të absurditetit dhe gjuhës propagandistike, që ishte , sipas praktikës propogandistike të komunistëve me SHBA,, e përdorur me këtë rast edhe nga kryesocialisti Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë si “mbështetje amerikane” për Socialistët e Shqipërisë, shkruajti shtypi shqiptar. Ndërkohë, që dihet se shtetasit e huaj – si zoti Rama, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane.

Ky ri-prodhim i fundit, i kuzhinës propagandistike të stilit tipik komunist me personalitetet e larta amerikane, konkretisht me presidentin e SHBA, e cila kur u paraqit nga vetë Rama në rrjetin e tij personal në Twitter, doli përsëri me fokusin obsesive, që përdorin sa herë, që u intereson ish politikanëve komunistë me Shtetet e Bashkuara, sidomos tash “mbas më shumë dy dekadash ku puqen skajet ekstreme” nga të cilat kjo fotografi mund të flasë më shumë për të (Edi Ramën).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here