Një skandal seksual? ‘Top Gear’ në ditët më të këqija ekonomike

0

Programi më i ndjekur në botë, ‘Top Gear’, që u dedikohet makinave, duket se është në ditët më të vështira.

Pas largimit të prezantuesit Jeremy Clarkson, së bashku me dy bashkëprezantuesit e tjerë, BBC zgjodhi Chris Evans si zëvendësuesin e tij.

Ishte një bast i humbur.

Episodet e reja me prezantues Chris Evans dhe aktorin amerikan, Matt LeBlanc ishin një dështim.

Programi i fundit kapi vetëm 1.9 milionë shikues, duke shënuar rënie drastike.

Por një ditë më parë, Evans deklaroi se jep dorëheqjen nga drejtimi i emisionit.

Kur ishte menduar se ai po largohej për shkak të rënies së audiencës, mediat raportojnë se vendimi vjen pak orë pasi policia ka nisur hetimet ndaj tij pas dyshimeve se ka sulmuar seksualisht një grua.

Ngjarja ka ndodhur në vitet ’90.

Një ish-kolege e prezantuesit Evans thotë se ai i ka kapur gjoksin dhe e ka ekspozuar veten vazhdimisht përpara saj pasi ajo refuzoi që të flinte me të.

BBC thotë se nuk ka ndërmend të zëvendësojë 50-vjeçarin, duke shtuar se programi do të vazhdojë në këtë mënyrë edhe për ca kohë.

Mirror raporton se stafi i BBC e priti me gëzim njoftimin e Evans për dorëheqjen.

9-277-344-423-435-416-372-42

Lini nje pergjigje