Standard.al

Mjeti i gjetur në Shkopet/ Dyshime se mund të jetë përdorur për grabitjen në Rinas

0

Policia gjeti sot dy automjete në Liqenin e Shkopetit, pasi një peshkatar i zonës kishte parë gjurmë të freskëta gomash që përfundonin në liqen. Mirëpo, teksa një automjet kishte kohë që ishte hedhur në liqen, tjetri duket se nuk ka më shumë se 24 orë. Për këtë arsye, Policia po dyshon tashmë se mjeti në fjalë mund të jetë përdorur nga grabitësit e aeroportit të Rinasit. Automjeti është tip “Benz” me targa AA 969 ND. Ky automjet është denoncuar i vjedhur nga një qytetar nga Lushnja në muajin janar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.