Lubonja: BE -ja komandohet nga oligarkët, Shqipëria pasqyra e kësaj krize

0

Fatos Lubonja, në një analizë për shkaqet që çuan në BREXIT, shkruan se Europa e sotme nuk është e popujve, por e oligarkëve. Politikanët dhe mediat janë përfaqësues të tyre dhe populli nuk e shikon më veten të përfaqësuar.

Loading...

Sipas tij, ky është një dështim i globalizmit.

Por ajo që e shqetëson më shumë analistin, është situata e Shqipërisë, e cila, sipas tij, është në një farë mënyre edhe pasqyrë e një krize të tillë, por edhe pasojë.

Shqiptarët kanë vazhduar të drejtohen nga një elitë politike mediatike që procesin e integrimit europianç interpretonin komunistët fazën e ndërtimit socialist, si një tranzicion, i diktuar nga domosdoshmëria historike, drejt komunizmit, si diçka të paevitueshme, që do të vinte, veç të kishin besim tek udhëheqësit e vendit dhe tek ata ndërkombëtarë me në krye Bashkimin e Lavdishëm Sovjetik apo Kinën e Madhe Popullore”, shkruan Fatos Lubonja sot për të përditshmen ‘Panorama’.

Sipas Lubonjës, struktura mendore ishte e gatshme nga koha e komunizmit, duhet vetëm të bëhej ‘rokada’ e liderve.

Elita shqiptare thjesht zëvendësoi në strukturat e gatshme mendore të njerëzve bashkimin Sovjetik me SHBA dhe Europën dhe udhëheqqësit lindorë me udhëheqësit perendimorë Kohl, Clinton, Berlusconi, Tony Blair, Merkel etj. Edhe mbështetja që ka marrë nga Brukseli dhe Uashingtoni është përdorur prej saj  ashtu si mbështetja që nomenklatura merrte dikur nga Moska apo nga Pekini”.

Liderët europianë duhet të kishin punuar shumë më tepër në vendet e tyre së pari, por edhe me vende si Shqipëria që aspironin të anëtarësoheshin në BE.

Shqipëria është një nga provat më të dukshme të dështimit të burokracisë europiane. Ka kaluar jo pak, por një çerek shekulli që ajo është nën tutelën e Brukselit dhe organizmave të tjerë që kanë drejtuar të ashtuquajturin integrim të vendit tonë në Europë. Ngjarje të tilla si futja e Shqipërisë në NATO, heqja e vizave, statusi i Shqipërisë si vend kandidat janë shitur në retorikën politike si ‘hapat që hidheshin në socializëm në rrugën drejt komunizmit”.

Dhe konstatimi i Lubonjës është europianët nuk kanë kanë vënë në diskutim nëse po ecnin në drejtimin e duhur, imagjinoni pastaj shqiptarët. Janë harxhuar vite të tëra për të hartuar legjislacione të ashtuquajtura sipas standardeve europiane, po cili është rezultati?

Gati sikur fshihet fakti se vendimmarrja është përqëndruar në duart e një nomenklature që e trajton vendin si një minierë private të sajën prej nga nxjerr përfitimet e veta; se të ashtuquajturat parti politike dhe të ashtuquajturat media janë thjesht përfaqësuese të njerëzve që kryejnë këtë grabitje; se krimi i organizuar zë në këtë aktivitet një vend kryesor. Po ashtu, një nga karakteristikat e globalizmit që sot fajësohet më së shumti për krizën: transferimi i kapitaleve jashtë vendit për përfitime, duke rrënuar shtetin nacional social, në Shqipëri shfaqet në formën më të egër. Elita e lartpërmendur jo vetëm zhvendos kapitalin dhe familjen jashtë, dora-dorës që e lë tokën shqiptare djerrë, por edhe kapitali njerëzor po emigron, pasi në vend nuk ekziston as era e atyre që në Perëndim quhen siguri, ekonomi e qëndrueshme, shtet social”.

Sipas Lubonjës, rreziku i madh që na kanoset vjen pikërisht nga elitat që legjitimitetin e mbështetin te Brukseli.

Por çfarë të bëjmë?

Shqiptarët, thotë analisti i njohur, duhet të prodhojnë patjetër politikanë të rinj që duhet të kuptojnë dy ide qëndrore:

Se legjitimitetin duhet ta mbështetin te populli i tyre dhe jo te miqtë e mëdhenj të radhës që sot i ke dhe nesër nuk i ke;

Se duhet punuar përditë që vendi të mund të mbahet me këmbët e veta nëpërmjet një ekonomie të shëndoshë e të qëndrueshme”. / Citimet nga ‘Panorama’ /

Loading...

Lini nje pergjigje