Kufiri me Malin e Zi, PE, shtyn për në shtator liberalizimin e vizave të Kosovës

0
156

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, njëherazi raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën, ka njoftuar se votimi për rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën është shtyrë për shtator dhe se ky votim varet shumë nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Shtyrja e votimit për lëvizjen pa viza të Kosovës për shtator varet në masë të madhe nga ratifikimi i marrëveshje së demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian në Prishtinë erdhi në muajin shtator.

Komisioneri Evropian për zgjerim Johannes Hahn gjatë qëndrimit në Prishtinë më 17 maj tha se Kosova ka përmbushur, kryesisht, kriteret për liberalizim të vizave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here