Standard.al

Jennifer Lopez këngë për viktimat e Orlandos

0

Jennifer Lopez dhe ylli i Hamilton Lin-Manuel Miranda janë bashkuar për krijimin e një kënge të re me titull “ Love make the world go round”.

Besohet se kjo këngë i kushtohet viktimave të ngjarjes tragjike në Orlando. Të ardhurat e fitimeve të këngës do të shkojnë për bamirësi, për familjarët e të prekurve latinë, në emër të Orlandos.

Të dy këngëtarët kanë postuar në rrjetin social Twiter, ku Jennifer Lopez shkruan: “Unë dhe Lin Manuel po punojmë në studio për diçka shumë të veçantë”.

Data e publikimit të versionit të plotë të këngës “ Dashuria e bën botën të ecë” nuk është njoftuar, por dihet që të ardhurat do të shkojnë për federatën “Projecto Somos Orlando” si pasojë e ngjarjes në Orlando, ku 95% e viktimave ishin latinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.