Grabitja në Rinas/Hetimet, grabitësit zgjodhën makinën që kishte më shumë para

0
121

Një sjellje e dyshimtë në vendin e ngjarjes së grabitjes në Rinas duket se hedh dritë mbi mistere të tjera të ngjarjes së rëndë të ndodhur javën e kaluar.

Një burim i Prokurorisë tha dje se faktet e dyshimta kanë dalë në dritë nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe nga pyetja e dëshmitarëve. Sipas hetuesve, ka rezultuar se në momentin kur grabitësit kanë hyrë në pistë dhe janë afruar tek avioni ku po ngarkoheshin paratë, ata kanë marrë thasët vetëm nga njëri prej automjeteve. “Nga këqyrja e kamerave dhe dëshmitë del se autorët kanë marrë vetëm thasët që ndodheshin në furgonin e blinduar të kompanisë ‘Nazeri 2000’. Sipas regjistrimeve, autorët nuk kanë prekur fare makinën tjetër që ishte po aty e ngarkuar me para”, thanë burimet e hetimit. Sipas tyre, nga dokumentacioni i sekuestruar ka dalë se në makinën e paprekur nga autorët ka pasur një shumë më të vogël financiare sesa shuma që ndodhej në makinën e kompanisë “Nazeri 2000”, e cila u grabit. Ky fakt ngre dyshime se autorët nuk kanë qenë të informuar për dy makinat, por vetëm për atë që kishte shumën më të madhe të parave brenda saj. Dhe pikërisht këtë makinë, ata e kanë gjetur me dyer të hapura, siç bën me dije Prokuroria. Ngjarja është duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e rrethit të Krujës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here