Standard.al

Dhunoi 2 prostituta shqiptare, vihet në pranga tutori sirian

0

Një 24-vjeçar sirian, rezident në Guidonia të Italisë, është arrestuar nga policia për dhunë seksuale kundër dy vajzave shqiptare, raportojnë sot mediat italiane.

Dy rastet e dhunës ndodhën të dielën e shkuar. Rreth orës 3:00, një roje i një kompanie private sigurie ka ndërhyrë në rrugën Anticoli Corrado, në lagjen San Basilio të Romës, për të liruar një prostitutë nga 24-vjeçari, i cili pasi pagoi nuk pranoi kërkesën e vajzës për të ndërprerë marrëdhënien seksuale.

“Gjatë shërbimit dëgjova thirrje për ndihmë. Dhe ndërhyra për të liruar të renë nga njeriu që e mbante me forcë nga krahët buzë rrugës”, citohet efektivi nga mediat italiane.

Sipas raportimeve, 24-vjeçari, pak kohë më pas takoi një tjetër prostitutë dhe përsëriti të njëjtën sjellje të dhunshme.

Ai u arrestua nga karabinierët, që mbërritën në vendngjarje dhe u shoqërua në burgun e Regina Coeli-t.

Prostitutat, një 27 dhe një 22-vjeçare, të dyja me shtetësi shqiptare, u mjekuan në spital.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.