Standard.al

70 vjet bikini, ja historia si u krijuan modelet e para

0

E kanë cilësuar si bombën e parë anatomike… Ishte 5 korriku i vitit 1946 kur inxhinieri francez Reard i prezantoi botës kostumin më të vogël të banjës, një veshje inovative që do të kishte efekte eksplozive në shoqërinë e asaj epoke.

Duke nisur që nga emri, “Bikini”, një atoll i vogël në Oqeanin Paqësor, një vend i izoluar i cili hyri papritur në histori pikërisht në atë vit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zgjodhën për të bërë testet e para nukleare pas bombave mbi Hiroshima dhe Nagasaki.

E teksa klima e asaj kohe për eksperimentet nukleare karakterizohej nga një entuziazëm i madh, kostumi me dy pjesë u prit me shumë dyshim dhe asnjë modele nuk pranonte ta vishte.

Aq sa krijuesi i bikinit u detyrua t’i drejtohej striptistes së famshme Micheline Bernardini.

Asokohe askush nuk mund ta imagjinonte që në pak vite, bikini do të bëhej një nga veshjet më ikonike të kohëve moderne, duke revolucionarizuar përgjithmonë mënyrën e të shkuarit në plazh

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.