Standard.al

VIDEO 3D/ Si ndodhi grabitja në Rinas

0

Televizioni Klan ka rindërtuar në 3D grabitjen në aeroportin e Rinasit, si dhe përgjegjësitë që kanë autoritetet përkatëse për sa i përket sigurisë në aeroport.

Nëpërmjet grafikës ilustruese bëhet e kuptueshme se, si kanë arritur tre personat të depërtojnë në brendësi të aeroporti nga porta dytësore deri në momentin  e grabitjes, veprime që zgjasin në total katër minuta dhe grabitja në vetvete 2 minuta. Në video duket që brenda terminalit ndodhen shërbimet e kompanisë së sigurisë ICTS, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Rendit.

Një patrullë e Policisë së Rendit patrullon brenda dhe jashtë terminalit njëkohësisht dhe patrulla të ICTS patrullojnë brenda dhe jashtë terminalit. ICTS kryen kontrolle në pikën e daljes ku janë tre skanera dhe pas tyre janë shërbimet e Policisë Kufitare.

Në orën 14:23 grabitësit shkojnë tek porta, portë që përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.

Porta është pa sensorë sigurie që të sinjalizojë hapjen dhe mbylljen e saj.

Automjeti i blinduar ndodhet në pistë me shofer të paautorizuar, të patrajnuar për shoqërimin e vlerave monetare. Ndërkohë nga 2 persona, ndodhej ne makine vetëm shoferi.

Dyert e mjetit të blinduar janë të hapura dhe kjo ju ka dhënë mundësinë autorëve të grabitjes të futen brenda tij.  1 milion euro u grabiten mesditën e së dielës në brendësi të aeroportit të Rinasit./tvklan.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.