Spartak Koka: Drejtuesi i makinës së grabitësve në Rinas, ish-punonjës i aeroportit

0
175

Gazetari Spartak Koka është shprehur se një nga pistat për të cilat po heton Prokuroria, është se drejtuesi i makinës së grabitësve në Rinas, mund të jetë ish-punonjës i aeroportit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Koka foli edhe për elementë sigurie të pistës së avionëve.

Gazetari tha se pjesa më e madhe e perimetrit të jashtëm të aeroportit, nuk survejohet e gjitha nga kamerat e sigurisë.

Koka shtoi se porta është pa sensorë sigurie që të sinjalizojë hapjen dhe mbylljen e saj. “Automjeti i blinduar ndodhet në pistë me shofer të paautorizuar, të patrajnuar për shoqërimin e vlerave monetare. Ndërkohë nga 2 persona, ndodhej ne makine vetëm shoferi.” tha Koka teksa sqaronte videon në 3D.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here