Samiti i Parisit, KE jep 96 milionë euro për hekurudha në Shqipëri,Kosovë, Serbi

0
185

Në samitin e Parisit për vendet e Ballkanit Perëndimor komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka thënë se Bashkimi Europian do të shpërndajë 150 milionë euro për vendet e rajonit në projekte të ndryshme infrastrukturore. Sa i përket Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës janë parashikuar 96 milionë euro.

“Kemi vendosur që ta ndajmë 96 milionë euro për tre projekte infrastrukturore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Po ashtu do të sigurojmë edhe 50 milionë euro për masa ekologjike siç është efikasiteti energjetik në ndërtesa banimi dhe hidro-projekte” ka thënë Hanh.

Në këtë samit Shqipëria është paraqitur me projektin e hekurudhës Tiranës-Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here