Euro 2016, ja skuadrat dhe lojtarët më të klikuar në Facebook

0

Rrjeti social “Facebook” ka publikuar disa të dhëna mjaft të veçanta rreth Euro 2016, duke përpiluar renditjet e skuadrave e lojtarëve që kanë pasur mbështetjen më të gjerë nga publiku apo atyre që kanë fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm gjatë aktivitetit.

Mes faqeve të skuadrave kombëtare në Facebook, ajo e Italisë ishte më e klikuara, ndërsa ajo e Islandës kishte pasur rritjen më të ndjeshme të ndjekësve, një kategori në të cilën spikat edhe Shqipëria.

200529419-e10417cb-39f9-4d51-8463-74d152b29618

10 faqet zyrtare të Kombëtareve me më shumë klikime në Facebook gjatë Europianit (sipas radhës):

Italia, Portugalia, Franca, Polonia, Anglia, Kroacia, Gjermania, Belgjika, Spanja, Uellsi.

aron gunarson

10 Kombëtaret, faqet e të cilave në Facebook kanë pasur rritjen më të ndjeshme të ndjekësve:

Islanda – 170.8%

Irlanda e Veriut – 52.9%

Uellsi – 47.9%

Polonia – 43.9%

Hungaria – 34.4%

Irlanda – 32.3%

Rumania – 27.7%

Shqipëria – 27.7%

Sllovenia – 22.8%

Portugalia – 18.4%

ronaldo

10 faqet më të klikuara të lojtarëve në Facebook (sipas radhës):

Kristiano Ronaldo, Garet Beil, Kuba Blashczikovski, Mesut Ozil, Bastian Shvajnshtajger, Serxhio Ramos, Zlatan Ibrahimoviç, Lukas Pizhçek, Toni Kros, Antuan Griezman

2E6C76A100000578-3317704-image-a-100_1447457123139

10 lojtarët me rritjen më të madhe të ndjekësve në Facebook:

Bartozh Kapushtka – 538.4%

Marius Stepinski – 471.6%

Graciano Pele – 300.1%

Lukas Fabianski – 279.7%

Piotr Zielinski – 248.2%

Elmar Bjarnason – 229.9%

Hanes Halldorson – 207.9%

Brel Embolo – 171.7%

Jon Dadi Bodvarson – 152.1%

Bartosh Salamon – 120.5%

 

Në seksionin video, ndër më të parat ishin mbërritja e Italisë në kampin stërvitor në Francë (908 mijë shikime), si dhe konferenca për shtyp e Roi Hoxhson një ditë pas eliminimit të Anglisë nga Islanda (326 mijë shikime).

Lini nje pergjigje