Skandal në Vlorë/ Bllokohet trafiku, 45 minuta për të ecur 5 metër

0
136

Fillim korriku ka sjellë dhe fluksin e parë të trafikut në rrugën e re të Lungomares në Vlorë. Rruga e ngushtë ka bërë që vështirësia për të arritur zonën bregdetare të jetë tepër e madhe. Siç shihet edhe në pamje një radhë e gjatë trafiku është krijuar nga zona e Skelës deri në Ujin e Ftohtë në dalje të tunelit Makinat kanë ndenjur për rreth 45 minuta në trafik për të përshkruar këtë aks vetëm 5 kilometra. As forcat e policisë nuk kanë bërë punë për të stabilizuar situtatën. Pushuesit dhe qytetarë të zonës kanë pritur në pikun e të nxehtit për të mbërritur në destinacionet e tyre. Gjysma e dytë e korrikut dhe muaji gusht pritet të ketë shumë herë më shumë ngarkesë automjetesh dhe pushuesish dhe mund ta mendoni vetë se si do të jetë trafiku atëherë…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here