Paloka: SHBA, Brukseli e Berlini i kanë dërguar sms Edi Ramës të pranojë “Venecian” për kalimin e reformës

0
362
Ndërkombëtarët po i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë konsensusin për votimin bashkarisht në Parlament të Reformës në Drejtësi sipas rekomandimit të Venecias.
Sipas kryetarit të grupit të PD, Edi Paloka, mesazhet drejtuar kryeministrit për votimin e një drejtësie të pakapur politikisht  vijnë nga SHBA, Brukseli e Berlini.
“Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij akti siç jemi të vendosur të realizojmë reformën e për këtë arsye  jo vetëm ne, por edhe kongresmenë amerikanë në Bruksel dhe në Berlin po i bëjnë  thirrje kryeministrit Rama që të merret vesh me opozitën dhe me konsensus duke zbatuar Venecian ta kalojmë sa më parë reformën”
Ndërsa referuar takimit të ambasadorti të SHBA Donald Lu me deputetë të caktuar të PD-së, Paloka  e sheh këtë si një zhvillim normal, pasi siç shprehet ai ambasadori dhe deputetët janë të lirë të takojnë kë të duan.
“Kjo që ju sapo thatë  nuk ka kuptim sepse edhe ambasadori  amerikan edhe deputetët e PD-së janë të lirë të takojnë kë të duan. Është i lirë të mbajë qëndrimin e tij ne kemi vetëm mirënjohje për ambasadorin  por jo vetëm, por për këdo që ka ndihmuar”,  ka thënë Paloka.
Kreu i grupit të PD-së sqaron se pse drafti aktual pa nenin 88  të Venecias e kap drejtësinë duke u ndalur tek vetingu.
“Ne si grup  jemi te vendosur që ti japim Shqipërisë një Reformë  Drejtësie dhe institucione drejtësie që të japin drejtësi  për këtë arsye këmbëngulim në rekomandimin 88  i cili nuk lejon që Rama të shtjerë në dorë drejtësinë  në të kundërt çdo devijim tjetër, çdo mënyrë tjetër të vepruari që do ti jepte Ramës drejtësinë në dorë nuk e di se çfare llogjike duhet të ndiqte. Nëse nuk miratohet reforma brenda këtij sesioni , kjo është pjesa që i përket maxhorancës. Fakti që Rama nuk e do një reformë të pakapur prej tij ka sjellë në këtë pikë. Nëse do ishte e kundërta  duhet të pranonte Venecian dhe absolutisht reforma do të votohej. Sot me draftin që është, Edi Rama voton 5 prej anëtarëve të këtij komisioni  në kërkojmë që dy ti rekomandojë opozita  dhe 3 maxhoranca. Rama thotë që nëse ndodh kjo u politizoka  komisioni pra kur i zgjedh Rama të 5 nuk është e politizuar”.
Të enjten e shkuar konferenca e kryetarëve futi në kalendar dhe në progarmin e Kuvendit paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi. Vendimi u mor nga maxhoranca ndërsa opozita e kundërshton këtë, pasi kërkon që në draftin e drjetësisë të përfshihet edhe neni 88 i draftit final të Venecias i cili siguron pavarësinë politike të drejtësisë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here