Mungesa e seksit lë pasoja: 10 ndryshime të cilat nuk do t’ju pëlqejnë!

0
152

Seksi është i mirë për trupin tonë – si për nga gjumë të mirë, forcim të sistemit të imunitetit, deri te shpenzimi i kalorive dhe forcimi i vetëbesimit tonë. Mirëpo, edhe mungesa e seksit mund të krijojë disa ndryshime interesante.

Në të vërtetë, seksi tepër i pakët, posaçërisht kur ndodh përnjëherë, ndikon në vagjinë, transmeton Telegrafi.

Mungesa e seksit nganjëherë mund të jetë më shumë se i qartë nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme.

Këto janë ndryshimet të cilat zbulojnë që ju mungon kontakti seksual me partnerin:

Ndryshimet para ciklit menstrual
Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë. Orgazmat zvogëlojnë dhembjen dhe tendosjen, andaj është e qartë se çfarë ndodh kur këto mungojnë.

Vështirë arrihet orgazma
Mbase do t’ju duhet më shumë kohë që të përjetoni orgazmën kur sërish t’u ktheheni “shprehive të vjetra”, por për këtë mund t’i falënderoheni frikës nga relaksimi, që shpesh shfaqet pas një pauze më të gjatë. Mirëpo, pak praktikë dhe e gjitha kthehet siç ka qenë më parë.

Lodhja kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ, ndërkaq tajitet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë problem me gjumin.

Couple ignoring each other
Couple ignoring each other
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here